Bitcoin arrin vlerën rekord për 2023, më e larta në 10 muaj

Disa analistë parashikonin se Bitcoin do të rifitonte terren mbi 30 mijë dollarë ndërsa autoritetet Amerikane luftojnë me inflacionin.

Bitcoin arriti nivelin më të lartë i cili nuk është parë që prej mesit të 2022 duke prekur vlerën e 30 mijë dollarëve dhe vendosur një rekord të ri për 2023.

Sipas të dhënave të CoinGecko, Bitcoin ka kapërcyer kufirin e 30 mijë dollarëve duke shkuar në 30,422 dollarë përpara se të tërhiqej dhe në këto momente që shkruajmë vlerësohet me 29,977 dollarë.

Në 30 ditët e fundit Bitcoin regjistroi një rritje prej 46 përqind duke prekur nivelin më të lartë në 10 muaj më 11 Prill.

Disa analistë parashikonin se Bitcoin do të rifitonte terren mbi 30 mijë dollarë ndërsa autoritetet Amerikane luftojnë me inflacionin.

Që nga java e kaluar Crypto Fear dhe Greed Index kanë raportuar një vlerësim prej 68 pikësh nga 100. Këto dy indekse paraqesin me numra “emocionin dhe sentimentin” ndaj Bitcoin dhe kriptomonedhave ku vlerësimi më lartë pozitiv është 100 pikë.

Indeksi paraqiti një vlerësim të ngjashëm me 68 pikë më 21 Mars dhe ishte niveli më i lartë që prej 16 Nëntorit 2021 kur vlerësimi maksimal ishte 66 pikë. Asokohe Bitcoin arriti vlerën rekord prej 69 mijë dollarësh.