Bitcoin i afrohet nivelit rekord të arritur në Nëntor të 2021

Në fillim të vitit u miratuan ETF-të e para Bitcoin. Lançimi i tyre hapi rrugë hyrjes së investitorëve të mëdhenj duke ringjallur entuziazmin rreth kriptomonedhës.

Bitcoin arriti në 68,600 dollarë dhe afruar nivelit rekord të arritur në Nëntor të 2021. Kriptomonedha më e madhe në botë është rritur në mënyrë të ndjeshme në javët e fundit ndërsa interesi për fonde bitcoin është shtuar.

Ditën e Marte bitcoin u këmbye me 68,828 dollarë ndërsa niveli më i lartë arritur ndonjëherë është 68,999 dollarë në Nëntor të 2021.

Në fillim të vitit u miratuan ETF-të e para Bitcoin. Lançimi i tyre hapi rrugë hyrjes së investitorëve të mëdhenj duke ringjallur entuziazmin rreth kriptomonedhës.

Analistët besojnë se kemi të bëjmë me kripto maninë 4.0 ndërsa thonë se një lëvizje drejt 80 mijë dollarëve sot nuk duket i pamundur.

Ether është rritur me 50 përqind këtë vit gjithashtu ndërsa së fundi këmbehej me 3,649 dollarë.

Stablecoin-ët si Tether kanë arritur një vlerë tregu prej 100 miliardë dollarësh. /