Bitcoin nuk ka të ardhme si sistem pagesash

Komentet e tij vinë ndërsa tregu i kriptomonedhave u godit nga një shitje masive duke tkurrur vlerën e bitcoin me 35% krahasuar me Janarin në nivelin më të ulët që prej 2020.

Bitcoin nuk ka të ardhme si rrjet pagesash për shkak të mungesës së efikasitetit dhe kostove të larta mjedisore sipas një prej CEO-ve më me influencë në industrinë crypto.

Sam Bankman-Fried, themelues i bursës së këmbimit të aseteve dixhitale FTX, tha se sistemi i aprovimit të transaksioneve në blockchainin e bitcoin nuk është i aftë të përballojë miliona transaksione në mënyrë që bitcoin të bëhet një formë pagese efektive.

“Rrjeti bitcoin nuk është një rrjet pagesash dhe nuk është një rrjet që zgjerohet,” tha Bankman-Fried.

Komentet e tij vinë ndërsa tregu i kriptomonedhave u godit nga një shitje masive duke tkurrur vlerën e bitcoin me 35% krahasuar me Janarin në nivelin më të ulët që prej 2020.

Bitcoin ende shihet si një mënyrë për të realizuar transaksione ditore nga disa entuziastë. Vende si El Salvador apo Republika e Afrikës Qendrore kanë adoptuar bitcoin si formë zyrtare pagese. Por një hulumtim i fundit nga disa akademikë në SHBA zbuloi se bitcoin nuk është përdorur thuajse fare për pagesa ditore.

Miliarderi 30 vjeçar, i cili zgjeroi bursën FTX në një prej më të mëdha në botë të aseteve virtuale, tha se nevojitej një lloj alternativ të blockchain njohur si “proof of sake” ose inovacione teknologjike për të krijuar një rrjet funksional pagesash. Ethereum prej kohësh ka punuar për krijimin e një sistemi “proof of sake.”

“Nëse do të përpunoni miliona transaksione në sekondë duhet një sistem super efikas dhe i lehtë për të ulur kostot e energjisë. Rrjetet “proof of sake” janë zgjidhja,” tha Bankman-Fried.

Kritikat e tij përqendrohen kryesisht tek dëmet mjedisore dhe sasisë kolosale të energjisë që nevojitet për rrjetet “proof of work” si bitcoin. /PCWorld Albanian