Biznesi i çipeve i Intel humbet miliarda dollarë

Ndërsa gjeneroi 18.9 miliardë dollarë të ardhura, kjo shifër është 31 përqind më e ulët sesa 27.49 miliardë dollarë që gjeneroi në 2022.

Divizioni i prodhimit të çipeve të Intel akumuloi një humbje prej 7 miliardë dollarësh në 2023 raportoi Reuters ditën e Marte.

Është një rritje e madhe e humbjeve nga 5.2 miliardë dollarë që ishte në 2022. Ndërsa gjeneroi 18.9 miliardë dollarë të ardhura, kjo shifër është 31 përqind më e ulët sesa 27.49 miliardë dollarë që gjeneroi në 2022.

Por sipas komenteve të CEOs Pat Gelsinger, humbja nuk është një surprizë. Përkundrazi është rezultat i gabimeve bërë në të kaluarën me biznesin e fabrikave të prodhimit të çipeve çka detyroi gjigantin Amerikan të prodhon 30 përqind të vaferëve të saj të silikonit në fabrikat e të tjerëve si TSMC që është edhe konkurrenti më i madh i kompanisë.

Por tani Intel ka investuar në teknologjinë extreme ultraviolet dhe po përdor makineritë EUV të firmës Holandeze ASML kur në të kaluarën e kishte refuzuar.

Gelsinger thotë se impakti pozitiv i këtij investimi do të shihet vetëm në 2027 kur Intel nuk do të ketë më humbje. Intel planifikon të investojë 100 miliardë dollarë në ndërtimin dhe zgjerimin e fabrikave të çipeve në SHBA. /