Blerësit e parë të modeleve iPhone 15 raportojnë probleme serioze

Apple e ka adresuar problemin me iOS 17.0.2. Kur ndizni iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro ose iPhone 15 Pro Max, konfigurimi i parë ju sugjeron të përditësoni në iOS 17.0.2.

Modelet e reja iPhone kanë mbërritur tashmë. Padyshim që janë një hap i madh përpara megjithatë blerësit e parë po hasin probleme të cilët raportuan se kanë ngelur me logon e Apple në ekran ndërsa përpiqen të konfigurojnë telefonët për herë të parë.

Mark Gurman i Bloomberg tha se të gjitha modelet iPhone vinë me një problem i cili e bë telefonin të papërdorshëm nëse përdoruesit tentojnë të transferojnë informacionin e tyre direkt nga një iPhone i vjetër.

Apple e ka adresuar problemin me iOS 17.0.2. Kur ndizni iPhone 15, iPhone 15 Plus, iPhone 15 Pro ose iPhone 15 Pro Max, konfigurimi i parë ju sugjeron të përditësoni në iOS 17.0.2.

Disa përdorues raportuan se ky mesazh nuk shfaqet dhe procesi i konfigurimit arrin në hapin ku sugjerohet transferimi i të dhënave nga iPhone i vjetër tek i riu.

Por problemi mund të bëjë që transferimi të ngecë duke lënë përdoruesit me një logo të Apple në ekran. Ende nuk është e qartë sesa i përhapur është problemi por Apple ka një udhëzues.

Ja sesi të riktheni në gjendje funksionale iPhone

  1. Lidheni telefonin me një kompjuter me kabëll dhe ndiqni këto hapa: shtypni dhe lëshoni butonin e rritjes së volumit dhe më pas butonin e uljes së volumit.
  2. Tani duhet të shtypni dhe të mbani të shtypur butonin anësor derisa logoja e Apple të shfaqet dhe të mos e lëshoni derisa të shikoni imazhin e një kompjuteri dhe kablli
  3. Gjeni iPhone e ri në Finder ose iTunes
  4. Zgjidhni Restore
  5. Në iPhone e rikthyer nisni procesin e konfigurimit dhe instaloni iOS 17.0.2
  6. Transferoni aplikacione dhe të dhënat.