Borussia Dortmund e pamëshirshme ndaj Koln

Borussia Dortmund e ka mposhtur Kolnin me rezultat të thellë 6-1 në kuadër të javës së 25-të të Bundesligës.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 15-të nga Raphael Guerreiro që ktheu në gol një asistim të Donyell Malen.

Pas vetëm dy minutash Sebastian Haller shënoi për 2-0 pas asistimit të Guerreiro.

Në minutën e 32-të, ishte radha e Marco Reus që shënoi për 3-0, sërish pas asistimi të Guerreiro.

Malen shënoi në minutën e 36-të për rezultatin 4-0.

Por Salke shëni për 4-1 në minutën e 42-të, me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Borussia nuk u ndal dhe shënoi edhe gola të tjerë.

Haller shënoi për 5-1 në minutën e 69-të, ndërsa pas një minute edhe Reus shënoi për 6-1.

Me këtë fitore, Borussia Dortmund ka 53 pikë, një më shumë se Bayern Munich që është i dyti, por ka një lojë më pak./