Britani – 700 migrantë mbërrijnë me varka në një ditë të vetme

Pothuajse 700 emigrantë kaluan La Manshin për të mbërritur në brigjet britanike, në një ditë të vetme, një rekord.

”Rreth 696 migrantë e bënë dje udhëtimin me 14 varka”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Ky është numri më i lartë në një ditë të vetme deri më tani këtë vit dhe hera e dytë në 2022 me shifra ditore mbi 600.

Numri më i lartë i mëparshëm ishte 651 i regjistruar më 13 prill.

Kalimet e fundit panë grupe të mëdha njerëzish, përfshirë fëmijë, të nxjerrë në breg në Ramsgate përpara se të largoheshin nga porti i Kentit, me autobusë dykatësh.

”Më shumë se 17 000 persona kanë mbërritur këtë vit në Britaninë e Madhe nga Franca me varka të vogla, si gomone”, sipas shifrave të qeverisë. /atsh