Çekia mbyll kufijtë e saj për qytetarët rusë që kanë viza Schengen

Çekia që nga sot nuk do të lejojë hyrjen në vend për qytetarët rusë që kanë vizë Schengen për qëllime kulturore, sportive dhe turistike, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministri i Jashtëm i Çekisë, Jan Lipavsky, njoftoi se me qëllim për të treguar reagim ndaj luftës që Rusia ka filluar në Ukrainë, nuk do të lejohet hyrja në vend për shtetasit rusë që kanë vizë Schengen dhe se vendimi lidhur me këtë është marrë nga qeveria e koalicionit prej 5 partnerësh.

Në Çeki hyjnë mesatarisht 200 qytetarë rusë në ditë nga aeroporte të ndryshme ndërkombëtare, tha Lipavsky, i cili shtoi se ndalesa është e vlefshme për të gjithë qytetarët rusë dhe se nga kjo ndalesë krahas turistëve do të preken edhe ata që vijnë për aktivitete kulturore dhe sportive.

Në këtë mënyrë Çekia i është bashkuar vendeve si Polonia dhe Finlanda që kanë mbyllur kufijtë e tyre për shtetasit rusë për shkak të luftës në Ukrainë, ndërsa masa u paralajmërua nga 12 tetori.

Që nga 24 shkurti kur filloi lufta, qeveria ndaloi edhe dhënien e vizave nga autoritetet çeke për shtetasit rusë me përjashtim të situatave humanitare.