CEO i OpenAI Sam Altman në kërkim të financimeve për prodhimin e çipeve

Projekti mund të kërkojë nga 5 trilionë deri në 7 trilionë dollarë shtonte raporti duke cituar burime të afërta me çështjen.

CEO i OpenAI Sam Altman është në bisedime me investitorë, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe, për të ngritur financime për një iniciativë teknologjie e cila do të rriste kapacitetet prodhues të çipeve të botës dhe plotësonte nevojën për fuqi kompjuterike të inteligjencës artificiale raportoi Wall Street Journal.

Projekti mund të kërkojë nga 5 trilionë deri në 7 trilionë dollarë shtonte raporti duke cituar burime të afërta me çështjen.

Planet e financimit të Altman janë të përqendruara tek adresimi i kufizimeve me të cilat përballet OpenAI, sidomos nevojën për çipe të inteligjencës artificiale të cilët përdoren për trajnimin e modeleve të mëdha gjuhësore pas sistemeve si ChatGPT.

Parashikimi i Shoqatës së Industrisë së Gjysmëpërçuesve llogarit se shitjet globale të çipeve do të arrijnë në 595.3 miliardë dollarë këtë vit, një rritje me 13.1 përqind krahasuar me një vit  më parë.

Financimi i konsideruar nga Altman është përtej çdo standardi financimi korporativ sot. Investitorët e vlerësojnë OpenAI me 80 miliardë dollarë.

Si pjesë e bisedimeve, Altman flet për një bashkëpunim të gjerë mes OpenAI, investitorëve, prodhuesve të çipeve dhe kompanive të energjisë të cilët së bashku duhet të grumbullojnë paratë për ndërtimin e fabrikave të prodhimit të çipeve.