Çfarë dokumentesh duhen për të çuar babain në azil?!

Foto ilustrim

Pyet njëri avokatin: Çfarë dokumentesh më duhen për të çuar babain në azil?

Ky i fundit i përgjigjet -Të duhen këto:

1- Një foto e babait kur çoi nënën tënde në spital për të të lindur ty.
2- Një foto të babait ku u gëzua për lindjen tënde.
3- Një foto të babait kur kthehej nga puna i lodhur për të siguruar jetesën.
4- Një foto të babait duke të çuar në spital në mes të natës në të ftohtë acar.
5- Një foto të babait kur kthehej nga puna dhe vinte tek shtrati yt dhe të vinte doren në ballë gjithë merak.
6- Një foto të babait, i lodhur dhe i dërmuar nga presioni i dynjasë se a mund t’ja dilte të mbante familjen me punë hallall.
7- Një foto të babait kur të blinte rroba të reja vetëm për të parë gëzimin tënd.
8- Një foto të babait kur fshinte lotët se bashku me djersën nga puna e mundimshme.
9- Një foto të babait kur paguante faturat e shkollimit tënd.
10- Një foto të babait kur numëronte paratë e kursyera për të martuar ty.

/Mesimet e Dioles