Çfarë hardueri ju nevojitet për të instaluar Windows 11?

Me Windows 11 nuk do të ketë më sistem operativ 32-bit edhe pse softuerët e kësaj arkitekturë do të vijojnë të funksionojnë.

Tani që Microsoft prezantoi Windows 11-ën, mund të jeni duke pyetur se çfarë hardueri ju nevojitet për instalim.

Kërkesat e harduerit janë më të larta sesa ato të Windows 10-ës. Konkretisht nevojitet një procesor 64-bit, 4GB RAM dhe 64GB memorie të brendshme.

Me Windows 11 nuk do të ketë më sistem operativ 32-bit edhe pse softuerët e kësaj arkitekturë do të vijojnë të funksionojnë.

Mënyra më e thjeshtë për të kuptuar nëse sistemi juaj përballon Windows 11 është duke shkarkuar aplikacionin Microsoft PC Health që tregon automatikisht specifikat dhe konfigurimin e sistemit operativ.

Kërkesa e harduerit vijojnë si mëposhtë:

  • Procesor: 1 Ghz me 2 ose më shumë bërthama 64-bit
  • RAM: 4GB
  • Memorie: 64GB
  • System Firmware: UEFI, Secure Boot
  • TPM: Versioni 2
  • Kartë grafike: e përshtatshme me DirectX 12
  • Ekran: 720p ose më shumë

Në 2015-ën kur Microsoft publikoi Windows 10-ën i mbajti të fshehura këto specifika që më pas i rriti ndërsa sot është çdo gjë e qartë. Braktisja e sistemit 32-bit vjen për shkak të rritjes së funksionaliteteve të pabërballueshme nga kjo arkitekturë. /PCWorld Albanian