Çfarë rekordi theu City me fitoren ndaj Tottenhamit?

Manchester City iu afrua edhe më shumë titullit me fitoren 1:3 në Wembley ndaj Tottenhamit.

Titullin Manchester City mund ta festojë xhiron tjetër nëse fiton në shtëpi ndaj Swanseas.

Me fitoren në udhëtim te Tottenham, City nuk iu afrua vetëm titullit në Premerligë, por arriti edhe një sukses me të cilin vetëm tri skuadra mburreshin.

City ka arritur që këtë sezon të fitojë në tri udhëtimet në Londër, duke mposhtur Chelseas, Arsenalin dhe së fundit Tottenhamin.

Tri skuadrat e vetme që e kishin arritur këtë para Cityt kanë qenë Conventry 1993/94, Charlton 2001/02 dhe Blackburn 2000/03.