Challandes debuton me fitore, Kosova mund Madagaskarin

Selektori i ri i Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Bernard Challandes, ka debutuar sot me fitore, pasi  arriti që ta mposhtë minimalisht Madagaskarin me rezultat 1:0.

Mjaftoi një gol i Edon Zhegrovës në minutën e 48-të, që Kosova të dalë fitimtare në këtë miqësore, njofton Klan Kosova.

Takimin e radhës, kosovarët e zhvillojnë pas tre ditësh ndaj një tjetër kombëtareje afrikane, Burkina Fasos.