Challandes: Ne besuam dhe ja ku jemi

Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, u shpreh shumë i lumtur për fitorën e Kosovës ndaj Çekisë me rezultat 2 me 1.

Të parët kaluan në epërsi mysafirët duke realizuar nëpërmjet Patrick Schick.

Por, Dardanët e barazuan rezultatin në 1 me 1 me Vedat Muriqit, kurse Kosovën në epërsi e kaloi Mërgim Vojvoda.

Challandes me këtë rast në rrjetet sociale shkroi se besimi për fitore është mbi të gjitha.

“Ne besuam dhe ja ku jemi”.