Chatboti AI Grok mbërrin edhe për përdoruesit e planit Premium

Musk njoftoi zgjerimin e disponueshmërisë së chabotit përmes një cicërime në X së bashku me një video udhëzuese sesi të postoni një bisedë me Grok direkt në X.

Chatboti AI Grok i kompanisë së xAI të Elon Musk do të bëhet i disponueshëm për përdoruesit me pagesë Premium të X që nga kjo javë.

Musk njoftoi zgjerimin e disponueshmërisë së chabotit përmes një cicërime në X së bashku me një video udhëzuese sesi të postoni një bisedë me Grok direkt në X.

Grok ka qenë i disponueshëm për abonentët Premium+ në fazë eksperimentale, por ky plan me pagesë i rrjetit sociale kushton 16 dollarë në muaj ndërsa plani Premium kushton 8 dollarë në muaj.

Dy javë më parë xAI publikoi modelin Grok-1 të chabotit duke mbajtur premtimin për ta bërë open-source. Musk gjithashtu paditi OpenAI dhe Sam Altman duke thënë se kanë braktisur misionin e organizatës në këmbim të parave.