ChatGPT mund të shohë, dëgjojë dhe flasë me përditësimin e fundit

Funksionaliteti i ri zanor i ChatGPT  do të mbërrijë për abonentët me pagesë të planeve Plus dhe Enterprise.

ChatGPT do të marrë një përditësim madhor me të cilin roboti AI mund të bashkëbisedojë me përdoruesit dhe të ndërveprojë duke përdorur imazhe ndërsa i afrohet asistenteve popullorë me inteligjencë artificiale si Apple Siri.

Funksionaliteti zanor i hap rrugë implementimit në aplikacione kreative por edhe aksesibiliteti tha OpenAI përmes një postimi në blog.

Shërbime të ngjashme AI si Siri, apo asistentët zanore të Google dhe Amazon Alexa janë të integruar në pajisjet që operojnë dhe shpesh përdoren për të vendosur alarme, përkujtues apo ofruar informacion nga interneti.

Që nga debutimi vitin e kaluar, ChatGPT është adoptuar nga kompanitë për një numër detyrash nga përmbledhja e dokumenteve tek shkrimi i kodit kompjuterik.

Funksionaliteti i ri zanor i ChatGPT  do të mbërrijë për abonentët me pagesë të planeve Plus dhe Enterprise.