ChatGPT rikthehet online pas një orë ndërprerje të shërbimit

OpenAI gjithashtu tha se disa përdorues të ChatGPT Enterprise, dizajnuar për bizneset, kishte probleme gjithashtu.

Ditën e Enjte OpenAI tha se një ndërprerje madhore e robotit me inteligjencë artificiale ChatGPT është adresuar.

Shërbimi pati probleme për rreth 40 minuta ku ChatGPT ishte i padisponueshëm për tu aksesuar.

OpenAI gjithashtu tha se disa përdorues të ChatGPT Enterprise, dizajnuar për bizneset, kishte probleme gjithashtu.

Në fillim të muajit ChatGPT pësoi një tjetër ndërprerje të shërbimit ku kompania tha se rreth 10 përqind e përdoruesve nuk mund të dërgonin një mesazh tek ChatGPT.

Në Nëntor shërbimi pati një rast të ngjashëm. ChatGPT theu rekordet si një prej aplikacioneve konsumatorë me rritjen më të shpejtë ndërsa sot numëron rreth 100 milionë përdorues aktivë në javë.

Më shumë se 92 përqind e kompanive Fortune 500 përdorin platformën sipas OpenAI. Kompania e mbështetur nga Microsoft kohët e fundit u përfshi në trazira të brendshme pas shkarkimit të papritur të CEO-s Sam Altman për ta rikthyer vetëm disa ditë më pas.