Chelsea fiton me lehtësi ndaj Wolves, shënon Broja

Chelsea ka arritur fitore ndaj Wolves.
‘Blutë e Londrës’ fituan me rezultat 3:0 në shtëpi ndaj Wolves.

Skuadër më e mirë në gjithë takimi ishin vendasit, kështu duke shkuar në rrugë të duhur drejt fitorës.

Londinezët krijuan raste në 45 minutat e parë, por tek në fund arritën të realizojnë me Kai Havertz.

Pjesa e parë u mbyll 1:0 në favor të ‘Bluve’, përcjell lajmi.net.

Edhe në 45 minutat e tjerë skuadra vendase ishin më kërkues, dhe gjetën golin edhe dy herë të tjera.

Ishte Christian Pulisic që në minutën e 54` dyfishoi epërsinë.

Armando Broja ishte ai që vulosi rezultatin final 3:0, pasi realizoi në minutat shtesë, duke shënuar golin e parë me fanellën e londinezëve.

Mysafirët në anën tjetër nuk ishin të rrezikshëm për portën e Chelseat.

Me këtë fitore ‘Blutë e Londrës’ kanë 16 pikë në vendin e katërt, kurse Wolves ka gjashtë në pozitën e 18