Chelsea ia kërkon Milanit 35 milionë euro për Brojën

Skuadra e Chelseat ia ka treguar Milanit çmimin për sulmuesin e Shqipërisë, Armando Broja. Sajti italian “Calciomercato” ka raportuar të enjten, se Milani është në negociata preliminare me Chelsean për Brojën.

Mirëpo, ekipi anglez i ka bërë me dije Milanit se kartoni i Brojës, do t’i kushtojë jo më pak se 35 milionë euro.

Te Chelsea janë të gatshëm ta shesin Brojën për një shumë të tillë, ndërsa te Milani po shihet si përforcim ideal për sulmin.

Këtë edicion, Broja ka shënuar një gol në 11 paraqitje për Chelsean në të gjitha garat, ndërsa muajin e shkuar firmosi kontratën e re deri në verën e vitit 2028.