Chelsea mposhtet edhe nga Tottenhami

Tottenham ka fituar derbin e Londrës përballë Chelseas.

Spurs fituan me rezultat 2-0 përballë bluve në ndeshjen e javës së 25-të të Premierligës.

Tottenham kaluan në epërsi me të filluar pjesa e dytë me golin e shënuar nga Skippo.

Rezultatin e dyfishoi Harry Kane në minutën e 82-të me një gol të lehtë nga afërsia.

Me këtë fitore, Tottenham ngjitet në vendin e katërt me 45 pikë derisa Chelsea mbetet në vendin e 10 me 31 pikë.

Kjo është ndeshja e pestë radhazi që Chelsea nuk gjen fitoren në Premierligë.