Chelsea ndalet nga Swansea

Swansea dhe Chelsea kanë ndarë pikët duke luajtur 2:2.

Në ndeshjen e xhiros së katërt, Chelsea nuk ka arritur të marrë më shumë se një pikë në udhëtim te Swansea.

Diego Costa ishte realizator i të dy golave të Chelseas.

Në anën tjetër për vendasit shënoi Sigurdsson nga penalltia dhe Fer.

Xhiron tjetër Chelsea përballet me Liverpoolin në ‘Anfield Road’.