Chrome do të krijojë përmbledhje të artikujve që po lexoni përmes AI

Opsioni do të vijë gradualisht dhe Google thotë se ka filluar të lançohet që prej ditës së Marte si një eksperiment për përdoruesit e regjistruar në programin Search Labs.

Fuqizuar nga inteligjenca artificiale, Google Seach Generative Experience(SGE) do të ketë një funksionalitet të ri: mund të bëjë një përmbledhje të artikujve që po lexoni në ueb sipas një postimi në blog të Google.

SGE tashmë mund të bëjë një përmbledhje të rezultateve të kërkimit në mënyrë që të mos shfletoni përgjithnjë për të gjetur atë çfarë po kërkoni.

Por funksionaliteti i ri e dërgon eksperiencën më tutje duke u përpjekur të ndihmojë përdoruesit me përmbajtjet që tashmë kanë klikuar.

 

Opsioni do të vijë gradualisht dhe Google thotë se ka filluar të lançohet që prej ditës së Marte si një eksperiment për përdoruesit e regjistruar në programin Search Labs.

Nëse keni akses në aplikacionin Google në platformat mobile, Google do të krijojë disa pika kyçe gjeneruar nga AI nga një artikull pasi të keni klikuar ikonën e gjenerimit në fund të ekranit.

Opsioni funksionon vetëm me artikuj të cilët aksesohen lirisht nga publiku në ueb. Google thotë se nuk funksionon me artikujt dhe uebsajtet me pagesë.

Google prezantoi SGE në konferencën e zhvilluesve I/O në Maj dhe që prej atëherë e ka përmirësuar gradualisht.