Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Cila është shënjestra e radhës e këtij “paqebërësi”?

Cila është shënjestra e radhës e këtij “paqebërësi”?

Trump shpall “marrjen miqësore” të Kubës: ç’do të thotë në të vërtetë?

Presidenti i SHBA-së Donald Trump bëri pretendimin e pazakontë të premten, më 27 shkurt, se Shtetet e Bashkuara mund të arrijnë një “marrrjen miqësore” të Kubës, ndërsa foli me gazetarët jashtë Shtëpisë së Bardhë para se të udhëtonte për në Teksas.

“Qeveria kubaneze po flet me ne dhe ata janë në telashe të mëdha. Ata nuk kanë para, nuk kanë asgjë tani, por po flasin me ne dhe ne mund të kemi një marrje miqësore të Kubës”, tha Trump, sipas Reuters.

Ai theksoi se situata në vend është e vështirë dhe e përshkroi Kubën si një “komb të dështuar që ka nevojë për ndryshim”.

Trump nuk sqaroi se çfarë nënkuptonte konkretisht me një “marrje miqësore të kontrollit“, por theksoi se “bisedime të nivelit të lartë” janë duke u zhvilluar me udhëheqësit kubanë.

Ai gjithashtu sugjeroi që një zhvillim i tillë mund të jetë pozitiv për komunitetet e mëdha të emigrantëve kubanë në SHBA, të cilët kanë avokuar për ndryshimin e regjimit dhe kthimin e familjeve të tyre në ishull për vite me radhë.

Megjithatë, qeveria kubane u përgjigj se nuk po zhvillon negociata zyrtare diplomatike të nivelit të lartë me SHBA-në, megjithëse nuk i mohoi plotësisht akuzat për bisedime joformale midis disa zyrtarëve amerikanë dhe anëtarëve të shoqërimit të ish-udhëheqësit kubanez Raul Castro.

Deklaratat e Trump vijnë në një kohë tensionesh të forta midis SHBA-së dhe Kubës, me rritjen e presionit ekonomik të SHBA-së, sanksioneve dhe bllokadës së furnizimeve me naftë, gjë që ka dobësuar më tej ekonominë kubane dhe ka shkaktuar vështirësi serioze për popullsinë e vendit. /tesheshi