Cilat janë gjasat e Kosovës për t’u kualifikuar në “Play-off” të Kupës së Botës?

Kombëtarja e Kosovës është duke ‘luftuar’ për kualifikimin të ‘play-off’ për Kupën e Botës “Katar 2022”.

“Dardanët” deri me tani kanë zhvilluar pesë ndeshje, derisa iu kanë mbetur edhe tre të tjera, shkruan lajmi.net.Fillimisht në mars, Kosova pësoi humbje nga Suedia (0-3) dhe Spanjës (1-3).<span;>Ndërsa, pas disa miqësoreve, “Dardanët” fituan motivimin dhe zhvilloi ndeshje shumë të bukura këtë muaj.

Së pari mposhtën në udhëtim Gjeorgjinë (0-1), pastaj barazuan me Greqinë (1-1), derisa dje u mposhtëm nga Spanja (0-2), pavarësisht lojës së mirë.

Deri më tani, Kosova ka arkëtuar katër pikë të tubuara, derisa Spanja është lider me 13 pikë, kurse Suedia renditët e dyta me nëntë sosh.

Por, sa janë gjasat e Kosovës që të kualifikohet nga pozita e dytë?

Pika e parë duhet të mposhtim ose të barazojmë në ndeshjen e radhës si mysafirë i Suedisë.

<span;>Pastaj, të arkëtojmë pikët e plota në udhëtim te Greqia dhe të fitojmë ndaj Gjeorgjisë në “Fadil Vokrri”.

<span;>Sidoqoftë, duhet me patjetër që Suedia të humbasë ndaj Spanjës dhe Gjeorgjisë.