City dhe Liverpool ndahen në paqe

Ka përfunduar pa fitues ndeshja mes Manchester Cityt dhe Liverpulit, e vlefshme për javën e 13-të të Premierligës.

Rezultati pas 90 minutave në ”Ettihad Stadium”, ishte i barabartë 1-1.

Skuadra e Pep Guardiolas shkoi në pushim me epqrsi, pasi Erling Haaland shënoi në minutën e 27-të.

Liverpuli nuk u dorëzua dhe arriti ta barazonte rezultatin me golin e Alexander Arnold, në minutën e 80-të.

Manchester City mbetet përkohësisht lider i Premierligës me 29 pikë, një më shumë se Liverpuli që ndodhet në pozitën e dytë.

Arsenali zë vendin e tretë me 27 pikë, ku sonte luan në udhëtim ndaj Brentfordit