City fiton Superkupën e Evropës

Manchester City e ka fituar Superkupën e Evropës. Trofeun për të cilin luajnë fituesi i Ligës së Kampionëve me fituesin e Ligës së Evropës në edicionin e kaluar, City e fitoi pas ekzekutimit të penalltive. Të mërkurën mbrëma, City fitoi ndaj Sevillas me rezultatin 5:4. Erling Haaland, Julian Alvarez, Mateo Kovaçiq, Jack Grealish dhe Kyle Ëalker ishin të gjithë të saktë për skuadrën që drejtohet nga Pep Guardiola.

Ndërkohë, te skuadra e Sevillas, në penalltinë e pestë dhe vendimtare, dështoi serbi Nemanja Gudelj. Shënuan Lucas Ocampos, Rafa Mir, Ivan Rakitiq dhe Gonzalo Montiel. Koha e rregullt përfundoi 1:1. Sevilla kaloi në epërsi me golin e Youssef En-Nesyrit në minutën e 25-të.

Ndërkohë, Cole Palmer i barazoi shifrat në minutën e 63-të. Vazhdime nuk pati dhe fituesi u përcaktua direkt në ekzekutimin e penalltive. Për Manchester Cityn është hera e parë që fiton trofeun e Superkupës së Evropës. Është edhe trofeu i katërt për Cityn në vitin 2023, pas trofeut të Premier Leagues, Kupës FA dhe Ligës së Kampionëve.