City pëson disfatën e parë të sezonit në Premier League

Manchester City ka pësuar humbjen e parë të sezonit në Premier League. Kampioni i Evropës dhe Anglisë u mposht 2:1 nga Wolvesi të shtunën në xhiron e shtatë.

Ruben Dias realizoi autogol në minutën e 13-të për epërsinë e parë të Wolvesit. Në pjesën e dytë, rezultatin e barazoi Julian Alvarez me superogl nga gjuajtja e lirë.

Kur pritej që City të përmbyste gjithçka, Hee-Chan Hwang realizoi në minutën e 66-të për të kthyer epërsinë e Wolvesit, që e mbajti deri në fund.

City ngel lider me 18 pikë pas shtatë ndeshjesh.

Wolvesi mori vetëm pikën e shtatë këtë sezon.