Çka është “syri i thatë” dhe cilat janë simptomat?

Kruarja, dhimbja, skuqja e syve si dhe vështirësitë në të lexuar, mund të jenë simptoma të asaj që njihet si “syri i thatë”.

Ky është një problem i zakonshëm, i cili shkaktohet atëherë kur sytë nuk prodhojnë mjaftueshëm lot, shkruan DailyMail.

Kjo mund të ndodh nga lodhja e syve, nga ndotja si dhe nga ajri që lëshon kondicioneri.

Simptomat e tjera mund të jenë dhimbja e kokës, ndjeshmëri ndaj dritë si dhe trubullimi në të shikuar.