Reagimi për t’u veçuar pasi tjetër adoleshent u shuar nga “sherret e moshës”
Një tjetër adoleshent në Shqipëri u shua nga sherret në rrjete sociale që më pas agravojnë në thika të ngulua në mish.
Erion Boba, 15 vjeç nga Durrësi, ndërroi jetë në QSUT, pasi u godit me thikë nga një bashkëmoshatari i tij, ngjashëm me rastin e një viti më parë në Tiranë ku humbi jetën Martin Cani.
Pavarësisht përpjekjes së mjekëve prej disa ditësh për ta mbajtur në jetë, ai nuk ia doli dot.
Dhe në shumë reagime, veçon ajo e hallës së tij, e cila duke i dërguar një letër dhimbejeje gazetares Klodiana Lala, i shkruan asaj psenë e mostrajtimit të kësaj çështjeje të mprehtë sociale në shkolla, ndërkohë që aty duhet të trajtohen….gjinitë(!).
“Pse nuk funksionojnë psikologët nëpër shkolla të flitet për tema të tilla rrezikshmërie, jo për ‘gjinitë’
Pushtetarët po vrasin kombin shqiptar…dhe unë këtë do ta them në çdo ditë timen”, shkruan ajo ndër shumë të tjera.








