Çmimet e biletave për ndeshjet me Danimarkën dhe Bullgarinë

Stadiumi “Fadil Vokrri” në Prishtinë do të jetë nikoqir i dy ndeshjeve të radhës të Kosovës.

“Dardanët” me 21 mars presin Danimarkën në një ndeshje miqësore derisa fillojnë kualifikimet për “Euro 2020” kundër Bullgarisë, shkruan Indeksonline.

Biletat për këtë ndeshje do të dalin në shitje të premten në sistemin “online” dhe do të kushtojnë nga 5 deri në 80 euro.

Çmimet:

VIP – 80 euro

Perendim – 15 dhe 20 euro

Lindje – 10 dhe 15 euro

Veri dhe jug – 5 euro