Çmontohet telefoni 1800 dollarësh me ekran me palosje i Google (Video)

Pjesë e Pixel Fold mbahen të bashku përmes një ngjitësi dhe duhet të nxehni telefonin në pjesën e ballore dhe të pasme për tu përpjekur më pas ta çmontoni.

Pixel Fold është një prej harduerëve më të komplikuar që kompania ka ndërtuar ndonjëherë, por si ngjan përbrenda?

Linja Pixel nuk merr shumë vëmendje nga iFixit, kompania e njohur e çmontimit të pajisjeve elektrnike por një tjetër burim mjaft i besueshëm e ka bërë këtë siç është PBK Reviews.

Pjesë e Pixel Fold mbahen të bashku përmes një ngjitësi dhe duhet të nxehni telefonin në pjesën e ballore dhe të pasme për tu përpjekur më pas ta çmontoni.

Pajisja ka harduerët që mund të prisni nga një telefon kapakun e djathtë siç janë tre kamerat, çipi SoC(System-on-Chip), çipet e memories, modemin, altoparlantin fundor, baterinë 1489mAh.

Hapësira në kapakun e majtë zihet kryesisht nga bateria tjetër prej 3332 mAh, kamera, vibratori haptik, altoparlanti i veshit dhe hapësira e kartës SIM.

Porta USB-C është e montuar në pllakën amë dhe është e vështirë të zëvendësohet. Ekrani fleksibël sipas PBK Review është delikat dhe mund të dëmtohet me lehtësi.