Daku debuton me gol në Rubin Kazan

Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka shënuar gol qysh në ndeshjen e parë me Rubin Kazan në Premier League e Rusisë ndaj Lokomotiv Moscoë.

Daku shënoi në minutën e tretë të ndeshjes me kokë, pas një krosimi fantastik të bashkëlojtarit të tij, shkruan Lajmi.net

Ky ishte goli i tij i parë me fanellën e klubit nga Rusia, Rubin Kazan dhe këtë e arriti në xhiron e parë në Rusi.

Kujtojmë që transferimi i Mirlind Daku në klubin rus nga Osijek kushtoi plotë 1 milion euro.