Dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Danimarkë

Kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes Kosovë – Danimarkë.

Ashtu siç është paralajmëruar, në ora 15:00 kanë dalë në shitje biletat e ndeshjes miqësore Kosovë – Danimarkë, e cila luhet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ më 21 mars.

Biletat do të shiten në versionin online, dhe tifozët mund t’i blejnë duke u qasur në faqen ‘tiks.app’.

Shumë shpejtë në shitje do të dalin edhe biletat e ndeshjes Kosovë – Bullgari.