Datat e ndeshjeve të Ballkanit në grupet e Ligës së Konferencës

Kampioni i Kosovës, Ballkani tani i di saktë datat se ku do t’i luajë gjashtë ndeshjet në grupet e Ligës së Konferencës.

Dje (e premte) u hodh shorti për grupet e Ligës së Konferencës, në një ceremoni të mbajtur në Monaco.

Ballkani u tërhoq në Grupin C së bashku me klube të njohura si Dinamo Zagrebi, Viktoria Plzen dhe Astana.

Por, kur do t’i luajë ndeshjet Ballkani dhe në cilat data është nikoqir?

Telegrafi ka mësuar se ndeshjen e parë Ballkani do të udhëtoj te Viktoria Plzen, në ndeshjen e dytë do ta pres Dinamo Zagrebin dhe në ndeshjen e tretë përsëri është nikoqir i Astanas.

Në ndeshjen e katërt, Ballkani udhëton te Astana, në të pestën e pret Viktoria Plzenin dhe në ndeshjen e fundit udhëton te Dinamo Zagrebi.

Datat e ndeshjeve

Ndeshja 1: Viktoria Plzen – Ballkani (21 shtator 2023)

Ndeshja 2: Ballkani – Dinamo Zagreb (5 tetor 2023)

Ndeshja 3: Ballkani – Astana (26 tetor 2023)

Ndeshja 4: Astana – Ballkani (9 nëntor 2023)

Ndeshja 5: Ballkani – Viktoria Plzen (30 nëntor 2023)

Ndeshja 6: Dinamo Zagreb – Ballkani (14 dhjetor 2023)