Dita e diele ishte e jashtëzakonshme për Armando Brojën.
Sulmuesi shqiptar për herë të parë debutoi me skuadrën e parë të Chelseat, raporton Zëri.info.
Reprezentuesi i Shqipërisë U-21 u inkuadrua në minutën e 86-të në ndeshjen ndaj Evertonit.
Në grafikën e zëvendësimit, Premierliga e bëri Brojën anglez duke i vendosur flamurin anglez.
Ndryshe, Broja bëhet futbollisti i tetë nga akademia që debuton për Chelsean këtë edicion.
Ndeshjen e sotme ndaj Evertonit, Chelsea e fitoi me rezultat 4:0.