Debutimi i versionit stabil të Android 14 për Galaxy S23 është pranë

Tashmë Samsung është në proces të inspektimeve përfundimtare të versioneve beta të softuerit ndërsa problemet e fundit po adresohen.

Samsung është pranë lançimit të versionit stabil të One UI 6 bazuar në Android 14. Një moderator i kompanisë sugjeroi se kjo është java e fundit e programit testues One UI 6 Beta.

Tashmë Samsung është në proces të inspektimeve përfundimtare të versioneve beta të softuerit ndërsa problemet e fundit po adresohen.

Sapo kompania ketë adresuar problemet, mund të shohim një version stabil të One UI 6 në javën e ardhshme.

Samsung lançoi betan e 8 të One UI 6 për seritë Galaxy S23 javën e kaluar. Softueri adreson disa probleme me stabilitetin por edhe përmirësonte disa veçori.

Gjithashtu janë përditësuar disa aplikacione stok të Samsung edhe është implementuar përditësimi i Tetorit 2023 të sigurisë. Asnjë funksionalitet i ri apo një ndryshim i madh nuk është bërë ndërsa Samsung është pranë debutimit të versionit stabil.

Përdoruesit do të informohen për One UI 6 stabil përmes kanaleve të zakonshme përfshirë aplikacionin Samsung Members. Nëse keni një Galaxy S23, prisni përditësimin stabil të Android 14 në ditët në vijim.