Departamenti i Shtetit i SHBA-së miraton shitjen e mundshme të mirëmbajtjes për F-16 për Bahreinin

Departamenti i Shtetit i SHBA-së ka miratuar shitjen e mundshme për Bahreinin të paketës së mirëmbajtjes për avionët luftarakë F-16 dhe pajisjet përkatësi, transmeton Anadolu.

Agjencia për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes tha se kostoja e vlerësuar është 445 milionë dollarë.

“Shitja e propozuar do të përmirësojë aftësinë e Bahreinit për t’u përballur me kërcënimet aktuale dhe të ardhshme duke ofruar një forcë të besueshme që mund të pengojë kundërshtarët dhe të ofrojë aftësinë për të marrë pjesë në operacione rajonale me SHBA-në dhe vendet e tjera partnere të SHBA-së”, tha Pentagoni.

Kontraktorët kryesorë do të jenë ‘General Electric Aerospace’, me seli në Ohajo, dhe ‘Lockheed Martin Aeronautics’, me seli në Teksas.

Agjencia e Pentagonit dorëzoi certifikimin e kërkuar duke njoftuar sot Kongresin për këtë shitje të mundshme.