Diaspora shqiptare ndihmon rreth 2500 familje skamnore

Organizata FRI me seli në Zurich të Zvicrës për nder të Festës së Fitër Bajramit zgjati dorën e ndihmës për rreth 2500 familje në nevojë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.

Festa e Bajramit, ndonëse nën kufizimet e masave anti-covid u prit me entuziazëm gjithandej nëpër Kosoë. Solidariteti dhe ndihma ndaj njerëzve në nevojë dhe kategorive të ndjeshme sociale nuk mungoi as kësaj here.

Fondacioni i Rinisë Islame (FRI) përmes projektit “Shporta e Bajramit” shpërndau pako ushqimore dhe higjienike nëpër komuna të ndryshme të Kosovës. Përfitues të kësaj ndihme ishin kategoritë e veçanta siç janë familjet në nevojë, familjet e dëshmorëve, invalidëve dhe viktimave të luftës, familjet e personave të pagjetur, shoqata e shurdhmemecëve etj.

Projekti në fjalë u realizua në disa rajone në bashkëpunim me komunat përkatëse, me qendrat sociale apo me komunitetin.