Digjet një autobus i Kosovës në Shqipëri (Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Milot, ku një autobus që ishte duke transportuar pasagjerë është përfshirë nga flakët.

Autobusi është i kompanisë turistike nga Prizreni  “Atmaxha”.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në zonën e Milotit, tek rreth rrotullimi kur futesh për në autostradën për në Tiranë.

Nuk ka të dhëna nëse ka të lënduar apo se pse autobusi u përfshi nga flakët, shkruan Syri.net

” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]