Dije mirë, se ti je skllav, e nuk je mbret..!

Tregim: Harun Reshidi dhe Behluli
Behluli: O Harun, o Harun.. o i sprovuar. Kur do zësh mend?
Haruni: Unë jam budallai, apo kush?
Behluli: Unë jam i mençuri, o Harun!
Haruni: Haaaa, haaa, haaa… (qesh)
E, si është kjo mendja jote?
Behluli: Heee, heee…
Sepse unë e di, se pallati yt do të zhduket, ndërsa ky (varri) do të qëndrojë përherë!
Prandaj, e kam ndërtuar këtë. Ndërsa, ti ke ndërtuar pallatin dhe ke shkatërruar varrin tënd dhe urren që të kalosh nga ndërtimi në shkatërrim. Megjithëse, ti e di shumë mirë, se patjetër do të shkosh drejt tij.
Erdha tek varrezat dhe thirra: Ku janë njerëzit e mëdhenj dhe ata të vegjlit? Sepse, i humburi është me pushtetin, ndërsa i dëliri nëse krenohet. Shkon e vjen mes kësaj pasurie dhe fshin pamjen e bukur të saj.
O ti, që pyet për njerëzit që kanë kaluar (në botën tjetër), a nuk por merr mësim prej gjithë kësaj që po shikon!? A nuk të fton kjo për të luajtur mendsh, o Harun?
Haruni: Pasha Allahun, ti je me të vërtetë i sinqertë! Më fol më shumë.
Behluli: Të mjafton Libri i Allahu, prandaj përmbaju atij. Aty ka lajme dhe mësime.
Haruni: A ke ndonjë nevojë, të ta kryejë?
Behluli: Po. Tre nevoja, nëse m’i kryen, do të të falënderoj.
Haruni: Atëherë, kërkoi ato.
Behluli: Të ma zgjatësh jetën.
Haruni: Nuk mundem!
Behluli: Të më mbrosh prej melekut të vdekjes.
Haruni: Nuk kam fuqi!
Behluli: Të më futësh në xhenet dhe të më largosh nga zjarri.
Haruni: Skam forcë për të!
Behluli: Atëherë, dije mirë, se ti je skllav, e nuk je mbret! Dhe, unë nuk kam nevojë për skllevër! Heee, heee…

Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja