Dinozaurët u zhdukën nga pluhuri i meteorëve

Studimi: Dukuria natyrore shkaktoi një dimër global për 15 vite dhe zhduku fotosintezën për dy vite

Pluhuri i meteorëve ka qenë shkaku i zhdukjes se dinozaurëve. Në këtë konkluzion kanë mbërritur autorët e studimit të fundit të cilët shpjegojnë gjithçka në revistën Nature Geoscience. Sipas tyre, impakti i meteoritit shkaktoi një sasi shumë të lartë të pluhurave silikate, që qëndruan në atmosferë 15 vjet, duke provokuar një dimër global, duke bllokuar fotosintezën për të pakten 2 vjet, e duke çuar në kolapsim të ekosistemeve.

Deri me sot ishte pak e qartë se çfarë dëmesh shkaktoi impakti 66 mln vite me parë dhe studimi i madhësisë së pluhurave nuk ishte marrë në konsideratë. Rezulton se pikërisht këto kanë shkaktuar pasojat e rënda, duke ulur temperaturat globale të paktën 15 gradë, e që solli zhdukjen masive në një reagim zinxhir të 75% të specieve, ndër të cilat edhe dinozaurët.

Për analizimet grupi kërkimor është bazuar në studimin me të hollësishëm në një sit arkeologjik të ruajtur mjaft mirë, në North Dakota të SHBA.