Discord ringjall forumet

Sot kompania njoftoi Forums Channels, të cilët janë ato që imagjino ju: një hapësirë e dedikuar ku mund të bisedoni pa pasur nevojë të përfshiheni në biseda të shpejta.

Discord, shërbimi i komunikimit social i cili erdhi për të zëvendësuar forumet tradicionale të internetit, tashmë dëshiron ti rikthejë.

Sot kompania njoftoi Forums Channels, të cilët janë ato që imagjino ju: një hapësirë e dedikuar ku mund të bisedoni pa pasur nevojë të përfshiheni në biseda të shpejta.

Këto forume do ti gjeni poshtë kanaleve të Discord. Kur krijoni një forum mund të kufizoni lejet e postimit apo të aplikoni udhëzime për bisedat. Gjithashtu janë të përshtatur për Discord Automod, që ndihmon në moderimin e shpejtë të tyre.

Edhe pse është diçka e bukur të shohim konceptin të rikthehet, mbetet për tu parë sesi Discord do ta shpjegojë për audiencat e reja. Në ditët e para të tyre kur ne ishim fëmijë, duhej të rifreskonim vazhdimisht për të mësuar nëse komenti ynë ka marrë një replikë. /PCWorld Albanian