Është botuar së fundmi libri më i ri me titull “Kontributi i Muslimanëve në Zhvillimin e Shkencës së Gjeografisë”, një vepër që synon të ndriçojë rolin e dijetarëve muslimanë në zhvillimin e kësaj shkence dhe ndikimin e tyre në formimin e mendimit gjeografik bashkëkohor.
Autori M.sc Artan S. Mehmeti e cilëson këtë botim si një kontribut modest në vlerësimin e trashëgimisë shkencore islame, e cila për shekuj me radhë ka ndikuar në përparimin e dijes gjeografike dhe në kuptimin e botës në përgjithësi.
Në këtë vepër trajtohen figurat kryesore të dijetarëve muslimanë që lanë gjurmë në historinë e gjeografisë, si dhe roli i qytetërimit islam në zhvillimin e metodave shkencore dhe hartografike.
Autori shpreh falënderim të veçantë për “Komunitetin Shqiptar të Bashkësisë Islame të Austrisë” dhe kryetarin e saj, z. Vahdin Beluli, për mbështetjen financiare dhe përkrahjen e dhënë në realizimin e botimit.
Ky libër vjen si një dëshmi e përpjekjeve për të rikthyer në vëmendje kontributet e çmuara të dijetarëve muslimanë në historinë e shkencës botërore. /mesazhi








