Dortmund dhe Milan ndajnë pikët

Ka përfundur pa fitues ndeshja kryesore e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Dortmund dhe Milan barazuan me rezultat 0-0.

Të dyja skuadrat patën raste të mira shënimi por që nuk arritën të shënojnë gol.

Milan me barazimin e sotëm shkon në kuotën e dy pikëve në dy ndeshje dhe renditet në vendin e tretë të grupit F.

Në anën tjetër, kjo ishte pika e parë e Dortmundit dhe renditet në vendin e fundit.