Dortmundi fiton dhe mban gjallë shpresën për titull

Borussia Dortmundi ka mbajtur gjallë shpresën për titull kampioni në Bundesligën e Gjermanisë.

Të premten në mbrëmje, Dortmundi fitoi në udhëtim te Stuttgarti me rezultatin 2:0, në kuadër të xhiros së 29-të të Bundesligës gjermane.

Ishte ndeshja e shtatë rresht pa disfatë në udhëtim për “verdhezinjtë”.

Të dyja golat e fitores për Dortmundin i shënoi mesfushori Julian Barndt.

Golin e parë e realizoi pas 12-të minutash lojë, kur u asistua nga Erling Haaland.

Të dytin e shënoi në minutën e 71-të, ndërsa kësaj radhe u asistua nga kapiteni Marco Reus.

Brandt në fakt hyri në lojë si zëvendësues në minutën e gjashtë, në vend të Giovanni Reynas.

Me këtë fitore, Dortmundi ka gjashtë pikë më pak se Bayern Munichu që është lider, e që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Stuttgarti që e pësoi disfatën e parë pas katër ndeshjeve, mbetet në vendin e 15-të me 27 pikë, një më shumë se Arminia Bielefeldi dhe Hertha Berlini.