Ballina Sport Futboll Dortmundi huazon sërish portierin Ramaj

Dortmundi huazon sërish portierin Ramaj

Pas huazimit te Copenhageni sezonin e shkuar, portieri Diant Ramaj pritet të huazohet edhe për sezonin 2025/26 nga Borussia Dortmundi.

Ramaj muajin e shkuar është kthyer te Dortmundi pas huazimit që zgjati katër muaj te Copenhageni, ku tregoi paraqitje të mira dhe fitoi titullin e kampionit të Danimarkës.

Me t’u kthyer te Dortmundi, portieri 23-vjeçar ka paralajmëruar klubin se nuk e pranon rolin e rezervistit dhe për këtë arsye do të huazohet sërish.

Ai pritet të huazohet për një vit te Heidenheimi, skuadra tjetër nga Bundesliga që ka shprehur interesim për shërbimet e tij.

Ramaj në fillim të këtij viti iu bashkua Dortmundi nga Ajaxi dhe me ekipin gjerman ka kontratë deri në vitin 2029.