Dr. Basri Sejdiu zgjidhet drejtor i SHSKUK-së

Mjeku që udhëhoqi si Ushtrues Detyre, Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës për gati 6 muaj, tashmë është zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm.

Konkursi për Drejtor të SHSKUK-së është shpallur më 14 shkurt. Gazeta Shneta ka mësuar se gjatë ditës së sotme, pas intervistës me gojë Dr. Basri Sejdiu është përzgjedhur në pozitën e Drejtorit të Përgjithshëm.

Në testin me shkrim Sejdiu u vlerësua me 92 pikë, kundrejt tre kandidatëve tjerë Fakir Spahiu me 75, Armend Jashari me 65 dhe Fitim Selimi me zero pikë.

Sejdiu më parë ka shërbyer si U.D. i drejtorit të Klinikës së Kardiologjisë Invazive.

Ai u emërua U.D. i drejtorit të SHSKUK-së, pas dorëheqjes së Curr Gjocajt në tetor të vitit të kaluar.

Gjocaj dha dorëheqje nga presioni pas vdekjes së tre pacientëve në rrethana të dyshimta. /Gazeta Shneta/