KF Drita ka rrëmbyer tre pikë në udhëtimin në Gjakovë kundër Vëllaznimit, për të rrëmbyer edhe pozitën e parë në tabelë.
Skuadra nga qyteti i Gjilanit, ka mposhtur 0-1 në udhëtim Vëllaznimin e Gjakovës.Endrit Krasniqi shënoi golin e tri pikëve në minutën e 69’të.
Pas 24 xhirove, Drita kryeson me 44 pikë, një më shumë se Prishtina dhe tri më shumë se Liria.