Dua te behem televizor

Mësuesja kërkoi nga nxënësit e klasës të një shkollë fillore, që të shkruanin një temë hartimi, në të cilën të kërkonin që All-llahu t’ju japë atë që dëshirojnë. Pasi u kthye në shtëpi, u ul dhe filloi të lexojë atë që kishin shkruar nxënësit, ku njëri nga shkrimet i bëri shumë përshtypje, saqë nuk arriti ta përmbajë veten nga të qarit. Pikërisht në ato momente në shtëpi hyri bashkëshorti, i cili menjëherë e pyeti: “Çfarë ke që po qan e dashur?”

Ajo u përgjigj:”Tema e hartimit që ka shkruar njëri nga nxënësit.”

Ai e pyeti:”E çfarë ka shkruar?”

Ajo i tha:”Merre dhe lexoje vete!”

E mori dhe filloi ta lexojë:

O Zoti im, në këtë mbrëmje po të kërkoj diçka të veçantë,

po të kërkoj që të më bësh televizor!

Unë dua që të zë vendin e tij! Dua që të zë një vend të veçantë në shtëpi!

Në mënyrë që e gjithë familja të mblidhen rreth meje!

E të jem unë në epiqendër të vëmendjes së tyre,

të më dëgjojnë pa më ndërprerë, e pa më drejtuar pyetje,

dua që të më kushtohet ajo vëmendje që i kushtohet atij, edhe kur ai nuk është i ndezur,

Dua të jem në shoqërinë e babait tim kur kthehet nga puna, edhe pse shumë i lodhur, dua që nëna ime të qëndrojë pranë meje edhe kur është e shqetësuar apo e mërzitur, dua që vëllezërit dhe motrat të grinden për të fituar shoqërinë time.

Dua të ndiej që familja ime lë çdo gjë mënjanë, në mënyrë që të kalojnë kohën më mua!

Dhe së fundi e jo përfundimisht, dua nga ty o Zoti im që të më mundësosh mua tu dhuroj atyre kënaqësi dhe ti dëfrej ata të gjithë.

O Zoti im, unë nuk po kërkoj shumë nga Ti, unë dua vetëm të jetoj siç jeton çdo televizor.

E kur bashkëshorti mbaroi së lexuari temën e nxënësit tha:

O Zoti im, me të vërtete që ky fëmijë qenka i dëshpëruar, kushedi sa të këqij që i paska prindërit!!

Mësuesja qau për së dyti dhe tha: Ajo është tema që ka shkruar djali ynë.

E në atë moment iu kujtua historia e Profesorit Anglez, i cili nuk kishte futur kurrë televizor në shtëpinë e tij. E kur e pyetën se pse nuk e kishte bërë një gjë të tillë tha:

Televizori na imponon ne mendimin e tij duke mos na lejuar që të diskutojmë me të, dhe na bëhet pengesë në jetën tonë.

Kjo është një ftesë për ty o i dashur Baba… dhe për ty o e dashur Nënë…që të kaloni një pjesë të kohës me fëmijët tuaj. /ao