Duaja e iftarit

Imam Ebu Daudi transmeton se Profeti (a.s) kur e çelte iftarin thoshte:

للَّهُمَّ لَكَ صُمْت. وعلى رِزْقِكَ أَفطَرت, ذَهَبَ الظَّمَأ. وابْتَلَّتِ العُرُوقُ. وثَبَتَ الأَجرُ إِنْ شاءَ اللَّه

“Allahumme leke sumtu ue ala rizkike eftartu. Dhehebedh dhameu uebteletil uruku ue thebetel exhru inshaellahu.”

“O Zoti im, për Ty kam agjëruar dhe me rizkun Tënd po e çel iftarin. Etja u shua, damarët u njomën dhe me lejen e Allahut shpërblimi u arrit.”